Nata rënë rreth e qark,
bulkthat mekur…qetësi,
Hëna zënë keq në thark,
heshtje varri…pafundësi…
Diku larg një vetëtimë,
gjarpëron…dëshpëruar,
fillë pas saj një ulërimë,
gjoks errësire…kalëruar…
Eh, pastaj ca pikla shiu,
pik-pik-pikë…pllaquritur,
një rrufe…s’di nga mbiu,
qielli flakë krejt papritur…
Nata rënë rreth e qark,
ikja endur…verbërishtë,
Hëna zënë keq në thark,
retë pluskuar…në lirishtë…