Friday, November 22, 2024
BallinaSportS’ka pushim te Kosova, nisin përgatitjet për duelin me Qipron

S’ka pushim te Kosova, nisin përgatitjet për duelin me Qipron

Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve.

Në këtë seancë morën pjesë futbollistët që u aktivizuan si zëvendësues gjatë ndeshjes së djeshme dhe ata që nuk patën minuta në fushë.

Ndërkohë, futbollistët titullarë u përqendruan në rigjenerimin e tyre në hotel për të qenë në formën më të mirë për përballjen e radhës.

Stërvitja e sotme ishte mjaft e suksesshme, me një atmosferë pozitive dhe entuziazëm të dukshëm tek lojtarët, të cilët punuan me përkushtim dhe energji të lartë, të motivuar nga fitorja e fundit.

Përzgjedhësi Franco Foda, duke pasur parasysh numrin e kufizuar të futbollistëve në këtë seancë, punoi në disa aspekte të veçanta të lojës, për të përgatitur ekipin në mënyrën më optimale.

Kombëtarja do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit për këtë grumbullim, përpara se të përballet me Qipron të martën, në orën 20:45.

Pas stërvitjes, Florent Hadërgjonaj dhe Fisnik Asllani, të cilët u aktivizuan si zëvendësues në ndeshjen ndaj Lituanisë, ndanë mendimet e tyre rreth paraqitjes së ekipit në Kaunas, por edhe për pritjet e tyre në ndeshjen e ardhshme.

Të dy lojtarët shprehën besimin e plotë për një tjetër fitore, duke nënvizuar se ekipi është i gatshëm dhe i motivuar për të siguruar tri pikë të tjera ndaj Qipros.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT