Wednesday, December 4, 2024
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala -Rrugët e humbura

Xhemajli Shala -Rrugët e humbura

Rrugët e humbura
Dikund na takojnë
Apo rrugët e humbura
Drejtë shpresës notojnë


Me rrugët tërthorazi
Ne harrojmë në kohë
Duke harkuar
Drejtë qëllimeve tona


Kur ora ndalet
Akrepat s’kanë jetë
Këto rrugë ngapakë
I shoqëron vetëmia


Rrugët e humbura
Na takuan e na harruan
Njëri tjetrin kurrë më
Për tu takuar drejtë dështimeve
Përse më këto u shoqëruam

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT