Thursday, October 17, 2024
BallinaUncategorizedYmrije Beqiri-TE VENDI YNË I VJETËR

Ymrije Beqiri-TE VENDI YNË I VJETËR

Të prita te vendi ynë i vjetër
U shtanga kur të pashë
Thashë, si e ngatërruam vendin
Fare s’të njoha për një çast


Shumë kishe ndryshuar, besa
Flokët të lyer ngjyrë-gështenjë
Thinjat e bardha të mbuluara
Më buzëqeshe me delikatesë


M’u kujtove prapë pastaj
Buzëqeshje kur më dhurove
Po ashtu, sikur herën e parë
Kur, n’t’njëjtin vend me takove


Eh, në atë moment, si për habi
Në emër të thirra, as vetë s’e di
Si atëherë, kur t’thashë lamtumirë
Edhe pse fare nuk pata dëshirë


E tash, për çudi, sikur në përrallë
Si dy të moshuar sërish kemi ardhë
Aty ku të përcolla dikur duke qarë
Tash të them me zemër: mirë se ke ardhë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT