Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritSheremet Prokshi -JU O MOTRAT TONA

Sheremet Prokshi -JU O MOTRAT TONA

Ju o motrat tona
Lulëkuqe prilli,
Ju shkëlqim i hënës
Dritë e rreze dielli,
Gra e vasha t’reja
Frymë e ardhmërisë,
Ju që i dhatë forcë
Shpirt e zë lirisë.


Ju nderi i kombit
Ngjyra ylberiane,
Ju që flijuat jetën
Për trojet dardane,
Në vjeshtën e vonë,
Në dimër e verë,
Me shokët e luftës
U rreshtuat çdoherë.


Nuk jeni kursyer
Në borë e stuhi,
As kur djersë e ballit
Pikonte si shi,
Te çdo shkëmb
E shkrepa
Ku shqiponjat rrinë,
Ideali juaj
Mposhti robërinë.


II
Sot flasin bregajat
Pemët shumëvjeçare,
Si luftuan pa u trembur
Vajzat çlirimtare,
Për ju ag mëngjesi
I hijeshon malet,
Tufë e trëndafilit
I zgjëron petalet.


Për ju luleshqerrat
Mbijnë në këto anë,
Në ara, lëndina,
Kudo anembanë,
Dalin shumë fëmijë
I mbledhin me dorë,
Për ditë përkujtimi
Duan t’i bëjnë kurorë.


Në rresht nisen
Nxënësit
Nga oborre shkolle,
Tok të ia thonë këngës
Te çdo përmendore,
Shkojnë te lapidaret
Skalitur me emra,
Një nga një lëxojnë
Ese e poema.


Nuk do ju harrojnë
Gjyshër, nipa, mbesa,
Juve zemër kombi
Trime sokolesha,
Vëllezër e motra
Nëna, baballarë,
Gjithë trojet shqiptare
Ndihemi krenarë.


III
Se kjo tokë
Me qindra halle
E mbushur me varre,
E helmuar
E rraskapitur
Nga hordhi barbare,
Sot falë jush
Ndryshe merr frymë
Çdo fushë, shkrep e gur,
Lehtë i hapë
Shqiponja krahët
Në t’bukurin flamur.


Porse ende
S’është i lirë
Ky trung lashtësie,
Si në kurthë
Ka mbetur peng
Zemër Çamërie,
E ndarë
Nga zonja mëmë
Dhe e nëpërkëmbur,
Emigruar
Nëpër gjithë botën
Si zogjët e trembur.


Si në qark
Rrethuar Presheva
Thuaja e skllavëruar,
E pushtuar
Mbeti Toplica
Vend i mrekulluar,
Iliridën bukuroshe
Ulqinin e ndarë,
Kur i shoh andej kufiri
Më vjen për të qarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT