Friday, November 22, 2024
BallinaLajmeE dhimbshme: Këta janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur nga...

E dhimbshme: Këta janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Gazeta Sinjali mëson se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurm Parallangai, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia.

Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT