Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti -Bota gënjeshtare

Enver Sahiti -Bota gënjeshtare

Pse kjo botë është kaq gënjeshtare?
Turma njerëzish mbajnë anët e së keqes.
Deri kur do të na i qajnë hallet?
Vetëm atëherë kur t’i kthehemi vetvetes.


Ah, sikur ta dinin këto turma njerëzish të mjerë,
Se sa gënjeshtarin e kanë në krye!
E për ta asnjëherë mendjen s’do ta mbajnë,
veç kur iu vjen dita me folë në vrimë kutie.


Ju mos vraponi pas hije kufomash,
se asnjëherë s’keni me i pasë.
Diell lirie po shndërit në këto troje,
askush e as PRONTO s’ka për t’i ndalë.


Bashkohuni me dritën që po lind në këtë vend.
Lërini hijet le të treten në amulli.
Zgjohuni e trokisni mendjes o të mjerë!
Në derë po troket e bardha liri.


Të okupuar nga taborë magnatësh,
që shitën, rrjepën e falën djersën e huaj.
Sot nga kolltuku bëjnë pazare postesh,
qirren e thirren për ju e në emrin tuaj.


Mos u besoni, mos u besoni hajnave,
se për post nuk njeh as familjen e tij.
Ju vetëm punoni e vraponi pas tyre,
në fund veç gënjeshtra e hipokrizi.


Nuk është liri kjo si deri më sot,
liri është kur ti je vetvetja.
Të punosh e të krijosh nga djersa e ballit,
e t’u bëhesh krah i familjeve të shkreta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT