Tufa zogjsh të zinj shtegëtojnë mbi qytet
Mjegullat bredhin kodrave të thepisura
Këtë mëngjes vjeshte toka fillon të flejë
gjethe të verdha bien të shkujdesura
Po ti ?! Ku je ?!
A thua do të mbërrish me shiun e imët
flokët të m’i njomësh?!
Apo me diellin do zbresësh mes gjetheve të verdha
zemrën të ma ngrohësh?!
Është vjeshtë baba…
Melankolia më bën të ngjaj me një gjethe të vdekur,
dhe dielli i paqartë,
ndërsa merimangat, mezi presin të më lidhin
me fijen e tyre “të mëndafshtë”