Rrallë e më rrallë tani më kujtohesh
dhe pse s’takojmë, aspak s’ma ndjen
tashmë je në thesin mosmirnjohes
tek ata që thuhet “ç’ja fishkëllen”.
Nuk ishte e thjeshtë, aspak e lehtë
ti kthesh shpinën dikuj që e kishe mik
por ndodhka kjo dhe jo rrallë në jetë
që dhe miku kur s’don, u lërka të ik.
Miqësitë për çudi qënkan si pemët
pasi rritën prodhojnë mirësi si fruta
paska nga ata që u thyhen degët
e përsëri kurora anon nga e bukura.
Rrallë e më rrallë tani më kujtohesh
dhe pse stakojmë, aspak sma ndjen
kur kishe nevojë si qen më lasdrohesh
tani nga kurora e pemës u thyve si degë.