Friday, December 27, 2024
BallinaVitrina e libritVisar Zhiti: Mirëmbrëma, Prishtinë!

Visar Zhiti: Mirëmbrëma, Prishtinë!

Mirëmbrëma, Prishtinë!
Sa e kam pritur këtë natë
Të hyjë mes netëve të mia.
Dua dy cigare nga ti
Për gëzimin dhe dhimbjen time bashkë.
Ku ta ndez,
Në yllin tënd më të bukur
të shpirtit?

Sa të mëdhenj dhe sa afër
janë yjet e tu, Prishtinë!
Mund të ul një degë qiellore
dhe t’i mbledh një nga një
si bekimet.

Cigaren tjetër do ta ndez
Te qiri yt i jetës
Që të mos më mungojë më nata jote,
Prishtinë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT