Wednesday, October 30, 2024
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -NATË TRISHTUESE

Kumrie Avdyl Shala -NATË TRISHTUESE

Kjo natë vjeshte ishte më e rand se plumbi i armikut,
Përjetim i një ankthi të trisht,
Tiktaket e zemrës u çoroditën, lëshuan zhurëm trishtimi.
Të llahtarshme ishin,
vetëm helmi i gjarprit i qetësoi,
Se vetëm ai helm di të ndal
turrin e krismës zemrës.

2.
Natë! Terri mbuloi buzëqeshjen e ëmbël,
Sikur t’kishim një grusht t’fort,
Ta shkatërroj si uragani atë histori të ndyer ndër vite,
E ta lë gjall e për gazep kuçedrën plakë.
Që nga frika po i zgurgullon sytë,
se një ditë,
liria do t’vij edhe për ju.

3.
Ty vjeshtë bukurinë pak ta shijova,
vetëm nga dritarja e dhomës time të pash,
E buzëqeshjen seç ma ngrin gjethet në tokë kur ran.
Netët ikën një nga një,
Duke lexuar histori trishtimi të egërsirës njeri.

4.
Kjo natë ishte e pikëlluara
Si asnjë natë tjetër vjeshte,
Asnjëra nuk ishte si kjo, histori e trisht,
Që sonte më la pa mbyll sytë nga ngjarje udhëkryq.

5.
Këto egzode historie tarratin në mes nate,
E t’lajne të këndosh si qyqja në degë
E kështu vetëm te populli im mjerimin e gjen.
Se të vetmit ne ishim,
që u kalitëm me vuajtjen e dhunimin
që e bënë pa mëshirë çdo ditë.

6.
Kuçedra lëshoi flakë
Dogji anë përtej edhe lulet
e barin e njomë në pranverë.
Eh, sa shumë muaj e vite do të harxhohen
Deri sa lulja gonxhen prapë ta çelë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT