Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritLinda Fana-Zingjiri i Dashuris

Linda Fana-Zingjiri i Dashuris

Të jem zingjir i dashuris për njeri-tjetrin,
Të lidhim zemrat, si pemët me degët e tyre,
Kur zogjtë këndojnë nën qiellin e tejdukshëm,
Dashuria jonë shndrit, si yjet në natyrë.


Të mbajmë premtimet, si fjollat e bardha,
Që bie nga qielli, në ditë me diell,
Të jemi mbështetje, si thellësia e detit,
Në çdo valë të jetës, të fortë dhe të qetë.


Kur stuhitë vijnë, dhe errësira na kaplon,
Të jemi dritë, si hëna që ndriçon,
Të përqafojmë dhe të ngrohëmi me fjalë,
Dashuria që ndjejmë, asnjëherë s’ka të n’dalë.


Në çdo hap që hedhim, të ndjejmë ritmin,
Si një vallëzim të bukur, nën tingujt e vrullshëm,
Të krijojmë kujtime, si piktura në mur,
Zingjiri i dashuris, një thesar që nuk humb.


Të jemi shpresë, kur botë është e errët,
Me buzëqeshje dhe ngrohtësi, të luftojmë,
Sepse ne jemi zingjiri, që s’do të thyhet,
Përjetësisht së bashku, ne do të fluturojmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT