Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-MOS MË KËRKO

Zymer H. Haliti-MOS MË KËRKO

Mos më kërko te ajo derë
që e mbylle me dorë vet…!
mos më kërko në pranverë
ku blerimi është djegur krejt.


Mos më kërko asaj rruge kot
kur ti vet më ndalove me lot…
mos më kërko të të falë unë ty
dikur dhe unë …fshija lot në sy.


Mos më kërko të takohemi kurrë !
ato rrugë janë mbyllur,s’ka shpresë
ishte si ishte …dashuria jonë dikur
atë e harrove duke shkelë një besë!


Mos eja as nesër kur s’do jem gjallë
t’vajtosh te varri se m’deshte shumë
se për ty isha dikur më i miri djalë…!
do thuash, por atëherê s’dëgjoj unë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT