Tuesday, October 29, 2024
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-Një tufë fjalësh të urta

Landa Molishti-Një tufë fjalësh të urta

  1. Suksesi i një jete bashkëshortore është atëherë, kur partnerët respektojnë njëri-tjetrin, -më shumë, në moshën e tretë.
  2. Dëshirat tona realizohen vetëm atëherë, kur, ne besojmë në vetvete dhe konceptojmë në mendjen tonë.
  3. Nuk duhet të na frikësojnë sulmet e njerëzve negativë, kur dimë të përdorim fare mirë diturinë, zgjuarsinë tonë.
  4. Jeta, nuk jetohet veç për të fituar të ardhura financiare, por dhe për të lënë pas vepra me vlera…
  5. Kur çdo gjë shkon kundër dëshirës sonë, mos u dorëzoni, filloni nga e para. Guximi është gjysma e punës.
  6. Femrat e forta janë të veçanta, sepse luftojnë me forcat e tyre në jetë, nuk presin të vijë një mashkull t’i shpëtojë.
  7. Njeriu i mirë, i edukuar që në vegjëli, nuk lejon gënjeshtra, arsyetime, nuk merret me punë të kota.
  8. Të pasur janë njerëzit që kanë shpirtra paqedashës, jo vetëm kush ka shumë pasuri.
  9. Disa njerëz mashtrohen, në fillim të njohjes i josh pamja fizike e gjinisë tjetër, për të kaluar ditë të bukura, duke lënë pas dore mendjen (pjekurinë) që vlen për gjithë jetën bashkëshortore.
  10. Sot, është e çuditshme me politikanët tanë, sepse në vend të turpërohen me hajnitë e tyre, krenohen?!…
  11. Leximi na bën të pasur, vetëm atëherë, kur nxjerrim mësime të vyera…
  12. Nuk ka dështim më të madh, kur, njeriu i duruar, humbet durimin.
  13. Duhet të jemi mirënjohës për sukseset e të tjerëve, që të tjerët të jenë mirënjohës për sukseset tona.
  14. Suksesi i një prindi, është atëherë, kur ushqen fëmijën e tij, me ndjenjën e respektit për çdo kategori njerëzish.
  15. Jeta është e bukur, kur, ty din ta vlerësosh me pak gjëra e duke ndihmuar njerëzit në nevojë.
  16. Duhet t’i mësojmë fëmijëve tanë se, figura e mësuesit duhet respektuar, sikurse prindërit tanë.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT