Ishte një ditë e dielë e veçantë, që nuk po e kuptoja dot ndryshimin nga kjo e shtunë me plot surpriza, që sapo kishte ikur, ndërsa e diela kishte vetëm dy orë, që sapo kishte mbërritur. Ora sapo i kishte kaluar dy e pesë minuta, ndërsa mua po më dukej se e shtuna do të zgjatej akoma më shumë, sa edhe nata do t’i takonte të shtunës, ndërsa e diela do të fillonte në mëngjez.
Nuk e di pse, s’po shkëputesha dot nga kjo e shtunë. Të shtunat më kishin pëlqyer gjithmonë më shumë se çdo ditë tjetër të javës. Ndoshta se pas një lodhje kapitëse, nga të gjitha ditët e javës e shtuna më ngjante si një femër, që të zgjaste krahët dhe të përqafonte. Ndërsa e diela, pas një kënaqësie që të jepte e shtuna, sikur do të më largonte pa pamëshirë, duke të ndarë nga ai përqafim i ëmbël dhe i ngrohtë. Prandaj të dielat gjithmonë më ngjanin sikur ishin për të vdekurit, nga që shikoja shumë njerëz, që të dielave para dite, shkonin tek varrezat, në kujtim të njerzëve të tyre, ku i çonin lule dhe u ndiznin nga një qiri. Shtëpia ku banoja unë ishte përballë varrezave që i ndante një park i madh plot gjelbërim.
E çuditëdhme që mua nuk më hiqej nga mëndja kjo që kishte thënë Hygoi;
-Ishte e dielë, – do të shkruante ai, pasi kishte qenë në shtëpinë e Balzakut për ta parë atë në çastet e tij të fundit dhe tregon;
– Duke hyrë në shtëpinë time njerëzit po më prisnin. Ju thashë: – «Zotërinj, Europa do të humbë një shpirt të madh!”.
Prandaj më ishte ngulitur në kokë kjo thënie e Hygoit, sepse nga që ishte një ditë e dielë, kur vdiq një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Francës.
Të gjitha këto ngjarje, që më ishin rregjistruar në mëndjen time në këtë ditë, sikur vazhdonin të ktheheshin nga e para si një shirit magnetofoni duke i kaluar edhe njëherë në trurin tim. Isha në një gjëndje të fortë emocionale të pashpjegueshme. Do të ishte një gjë shumë e bukur sikur të mendoje një gjë dhe idetë, emocionet të kuptoheshin në çast nga dikush që ti po mendon për atë. Megjithatë shumica prej nesh, kanë aftësinë për të komunikuar me të tjerët pa folur, apo pa ndonjë formë fizike të komunikimit dhe kjo mund të jetë një dhunti por jo e të gjithëve. Ndërsa shkenca që merret me studimin e këtyre fenomeneve e pranon se shumë ndjenja mund të transmetohen nga truri i një personi tek truri i personit tjetër. Të gjithë ne transmetojmë më shumë se sa themi nëpërmjet mimikës, gjesteve, tonalitetin të zërit. Por me njerëzit që të kanë lindur emocionet, mesazhet dëshifrohen më me shpejtësi dhe saktësi, sa mund të thuhet për leximin e mëndjes dhe duke ndjerë atë që ndjen personi tjetër. Unë isha në këtë gjëndje të tillë, kur dola nga dushi, që u freskova dhe po fshihesha, kur trokiti dera. E dëgjova zërin e Doruntinës dhe për çudi menjëherë sikur më kishte shpërthyer truri dhe të gjitha mendimet e mija kishin hyrë në trurin e saj. Si ka mundësi, që unë tani për atë po mendoja. ?
Ja kisha hapur derën dhe qëndruam përballë njëri tjetrit, unë më shumë i habitur se sa ajo, kur e pashë fytyrën e saj të skuqur pak, dhe ballin me disa bulëza djerse që kishin qëndruar edhe në pjesën e pushtueshme të buzës. Qëndruam ashtu përballë, disa të qindta të sekondës dhe ia hapa rrugën që të hynte brënda. Ndërsa ajo pasi hyri brenda e mbylli derën duke e shtyrë me dorën e djathtë pa shikuar mbrapa, por po bëhej gati të më thoshte diçka;
– O zot, e tmerrëshme Mark, – më tha , dhe shkoj u ul në karriken përballë krevatit duke fshirë djersën që kishte në ballë, në buzë, në faqe dhe në gushë. Po prisja që të më thoshte ndonjë gjë tjetër, se çfarë ishte e tmerrshme. Pasi e fshiu fytyrën, mori frymë thellë dhe me sytë të ulur sikur ndjehej me faj më tha;
– Sa freskët që është këtu Mark.! Mua m’u duk se ma përmëndi emrin tim, si me një ëmbëlsi, si me një ton të ngrohtë, si me një zë melodioz. Mos ndoshta më dukej mua, se po e shihja me një mënyrë tjetër.
– Pse tek dhoma e jote nuk është freskët,? – e pyeta unë, duke u ulur në karriken tjetër.
– Jo, jo, -më tha ajo, – nuk funksionon kondicioneri dhe dhoma është nga ana e diellit dhe është nxehur shumë gjatë gjithë ditës. A mund të shkojmë të pyesim mos ka ndonjë dhomë tjetër, se atje brenda është sikur je në furrë,? – më tha ajo me sytë të ulur, sikur nuk donte që t’ia shihja sytë në atë moment. Ata sy të bukur, që i mbulonin kapakët me qerpikët si hala pishe të gjatë më fshihnin diçka, që ajo nuk donte që unë ta dija. Kisha lexuar diku se një femër kur nuk të sheh në sy kur të thotë diçka, i ul sytë për të fshehur emocionet se ka frikë se mos kuptohet që ndjen diçka për ty.
– Mirë, rri këtu, se po shkoj tek sporteli, që t’i them sportelistit, – thashë. U vesha dhe u nisa që të bisedoja me sportelistin. Ai nuk ishte në fakt tek sporteli por kishte lënë tek xhami i derës të ngjitur një letër, ku thoshte për çdo problem të trokisnin tek dhoma tre. Shkova dhe trokita dy herë tek dera e dhomës tre dhe pas pak mu përgjigj nga brënda se çfarë doja. Duke ia shpjeguar për dhomën që nuk funksiononte kondicioneri. Ai pas pak u ngrit se në atë çast u hap dera dhe po më dëgjonte.
– Po, – më tha,- keni të drejtë, ka dy ditë që nuk funksionon , por më vjen shumë keq nuk kemi dhoma të tjera, duke më ngritur supet, me kuptimin se s’kam se si t’iu ndihmoj. U largova i zhgënjyer prej tij, duke e përshëndetur me kokë, ndërsa dëgjova prapa meje zhurmën, që e mbylli derën. Çfarë mund të bëja. ? Diçka duhet të bëja se nuk mund ta lija që të flinte ajo në atë dhomë pa kondicioner në fund të korrikut. Po mendoja, që të shkoja vetë në atë dhomë, duke fjetur unë me dritare të hapura dhe vetëm me mbathje. Duhet të gjeja unë një zgjidhje deri sa ajo erdhi tek unë për ta ndihmuar. Ky qe shkaku që ajo trokiti në dhomën time, sepse nuk besoja që të ishte ndonjë shkak tjetër, që e kishte detyruar, ose nga frika, prej të gjitha ato probleme që kishte kaluar. Patjetër nuk mund të kishte ndonjë shkak tjetër, sepse ne sapo ishim njohur, këtë po mendoja unë në ato çaste.
Kur u ktheva në dhomë Doruntina po rrinte e ulur në karrike me të dy bërrylat e duarve të mbështetur në tavolinë dhe në të dy duart kishte mbështetur kokën duke pritur ndonjë lajm të mirë. Nuk e di se çfarë po mendonte në ato çaste, nuk besoj se kishte qarë se nuk kuptova asgjë, nuk i pashë lot në sy, ndoshta i kishte fshirë, por nuk kishte arsye pse të qante. Sa hyra brënda më shikoj duke pritur një përgjigje se çfarë zgjidhje kisha marrë nga sportelisti. Pasi u ula përballë saj në krevat i’a tregova të gjithë bisedën që pata me sportelistin. Ajo po rrinte si e këputur, pak e mërzitur dhe nuk po fliste, ndoshta po priste çfarë do të thosha unë.
– Mos u mërzit, – i thashë, – se çdo problem, një zgjidhje e ka. Ti do të flesh këtu në dhomën time, ndërsa unë do të shkoj të fle në dhomën tënde.
– Jo, në asnjë mënyrë, – më tha. – Unë do të rri pak këtu, do të bëjë dhe një dush, sa të freskohem, pastaj kur të më vij për gjumë do të shkoj të fle atje.
– Mirë, – i thashë, si të duash ti, këtu mund të rrish sa të duash.
Në këtë moment ajo u ngrit për të shkuar në dhomë, që të merrte disa rroba për të bërë një banjo me ujë të freskët. Kur iku Doruntina mora kompjuterin për sistemuar disa poezi të librit që kisha pregatitur për ta botuar dhe që i kisha thënë Lefter Lenës të më gjente një shtëpi botuese. Megjithëse kishim kaluar një ditë të gjatë, të mërzitshme të lodhshme nga vonesa e avionit, por dhe gjumi nuk po më vinte, si duket kishte kaluar ai orar i gjumit.
Më kujtohej një thënie ; “ Që nuk mund t’i besosh një personi që nuk e njeh.”
Por ja që Doruntina po sillej lirshëm me mua, sikur kishim kohë që njiheshim. Edhe në fillim kur u ul pranë meje nuk pati asnjë ndrojtje. Kishte një karakter të veçantë për t’u admiruar, si një femër që e mendon rrugëtimin e saj dhe nuk ndikohet nga asgjë për të arritur këto synime . Ajo nuk ka frikë nga dështimet , se ka shumë besim tek vetja, por kjo nuk tregon se nuk ka nevojë për asnjë person tjetër në jetën e saj. Ajo nuk e sheh shprehjen e emocioneve si dobësi. Të tilla femra si Doruntina nuk qajnë kudo dhe përpara çdo kujt. I kuptojnë dobësitë e tyre dhe i zgjedhin personat se kujt do t’i hapen, ndaj nuk i sheh të qajnë apo të duken të dobëta para të gjithëve. E dinë se është normale të shprehesh me dikë për ndjenjat që po përjeton, por janë shumë selektive se me kë person të flasin.
Pas pak erdhi Doruntina me çantën e rrobave dhe hyri brënda për të bërë një banjo me ujë të freskët. Më shikoi duke më buzëqeshur dhe e la çantën në karrike. Mori vetëm dy peshqira që solli nga dhoma e saj dhe hyri në banjo. Unë po lexoja diçka në kompjuter , kur dëgjova zhurmën e ujit që rridhte me presion nga dushi. Por në atë moment nuk po përqëndrohesha dot tek leximi, sepse
mendimet sikur më godisnin si çekiç në kokë, për ta shpërthyer mizorisht gjithë kafkën e kokës. Mendoja trupin e saj me lëkurën e bardhë të lëmuar ku piklat e ujit rrëshqistin nga fytyra, tek gjoksi dhe zbrisnin poshtë tek barku, tek ijet, tek vithet, në mes të kofshëve duke ia prekur butësisht dhe zbrisnin poshtë tek këmbët. Ajo ngrinte fytyrën në drejtim të ujit që rridhte dhe ndjente kënaqësi, duke i fërkuar të gjitha pjesët e trupit me shkumën e bardhë të shampos. Mendimet e mija të pa përmbajtura, po hynin fshehurazi në kabinën e dushit, për të qenë të pranishme në këtë proçes të bërjes me shkumë dhe në fërkimit e trupit të saj. Çfarë po më ndodhte kështu, çfarë po më shtynë të mendoja kështu vallë. Kjo gjëndje turbulluese nuk më kishte ndodhur kurrë më përpara asnjëherë, as me Anën, edhe kur gjunjët tanë takoheshin shpesh, duke marrë emocione të forta drithëruese nga nxitja e hormoneve seksuale. Mos vallë në trupin tim kishte një rritje të ndjeshme të testosteronit dhe kjo nxitje mund të vinte nga dëshirat spontane.
Nuk mund ta besoja këtë gjë, por mund të ishte një nxitje, një reagim ndaj stimujve të jashtëm.
Mos ndoshta ishte dëshira e fortë seksuale.? E çfarë është ajo.? Mos është një mënyrë për të treguar edhe dashuri ndaj një personi tjetër dhe që s’mund të bëhet seks pa dashuri, se atëherë seksi është thjesht seks dhe nuk ka asgjë më shumë. Edhe nëse e shijon fizikisht, do të ketë një nivel të zbrazët, që vjen me seksin kur dashuria mungon. Nuk ka asnjë kuptim të vërtetë për të. Sidoqoftë, kur e do një person me të cilin je, e merr përvojën seksuale në një nivel më të thellë. Nevojat emocionale plotësohen, po ashtu edhe ato fizike.
Po rrija me kompjuterin përpara, por nuk po lexoja asgjë, sepse nuk po më linin këto mendime, që po vazhdonin akoma të ma lodhnin trurin, kur në atë moment doli Doruntina nga banjo. Kishte mbuluar me një peshqir pjesën e vitheve gjithashtu dhe gjoksin, duke fshirë kokën me një peshqir tjetër. E kishte shthurur gërshetin dhe po fshinte flokët me kokën të kthyer në një anë, që gjysmat i kishte lëshuar prapa dhe gjysmat përpara që i binin të çrregullta në gjoksin e mbuluar me peshqir. Por unë edhe ashtu të mbuluar pak me peshqir më dukej sikur e shihja të zhveshur fare. Ishte vërtetë një mrekulli. Sikur kisha përpara Venerën e Botticellit. Po e shihja atë mbrekulli dhe sikur më doli nga gjoksi një psherëtimë, një ahhh.! Përse.? Përse ne burrat jemi egoist, që çdo gjë të bukur duhet të jetë e Jona.? Apo ndoshta edhe femrat janë të tilla. Por cilit burrë nuk do ti dridhej trupi, dhe nuk do të lëshonte një psherëtimë të tillë, kur do të shihte atë që po shikoja unë sonte, në një dhomë hoteli vetëm për vetëm me atë.? Duhet patjetër që të përmbaja veten, të bllokoja ndjenjat nga nxitja që më vinte duke shikuar trupin e saj. Më dukej sikur isha në ëndërr, sikur isha në gjumë dhe po lutesha të mos zgjohesha, të shihja akoma më shumë, të vazhdonte ëndrra ashtu siç janë ëndrrat, pa asnjë lloj dilemë, por që vazhdojnë në mënyrë spontane. Po e vinte re edhe ajo, që unë po e shikoja me sy si i magjepsur. Ndërsa ajo më një buzëqeshte provokuese ,që vetëm ajo mund ta bënte, sikur më thoshte;
– Hë, nuk të pëlqej kështu si jam tani, apo të xhvishem fare.? – Prit dhe pak ,- sikur më thoshte, – sa të heq edhe peshqirin që jam mbuluar poshtë, sepse nuk kam veshur asgjë tjetër. Apo nuk më pëlqen.? E kuptoj që ti më pëlqen të më shikosh të zhveshur, e kuptoj nga vështrimet e tua që herë pas here më drejtohem mua, sikur të ishin me zjarr. Në fakt dukesh pak i ndrojtur, por kur më vështron poshtë tek kofshët e di se çfarë mendon. Eh, edhe unë të njëjtën gjë mendoj sikur edhe ti, ndoshta edhe ti më ke kuptuar, megjithëse unë edhe pak, dhe do të vendos. Duhet të kesh durim sa të thaj mirë flokët dhe pastaj.! Çfarë do të ndodhin pastaj.? Nuk e imagjinon dot.?
Po çuditesha me veten që unë po imagjinoja, sikur kisha hyrë në mendimet e saj, ndoshta ajo nuk mund t’i kishte ato mendime fare. Po pse atëhere i kisha unë këto mendime.? Çfarë më shtynte, çfarë po më nxiste.? Ishte patjetër dëshira që po e shikoja ashtu gjysëm të zhveshur dhe instiktet në gjakun tim po vepronin me shpejtësi. Sepse instikti dhe refleksi janë në marrëdhënie të ngushta midis tyre,por që janë përgjigja automatike ndaj një stimuli të jashtëm.
Psikologu Sigmund Frojd, e shpjegonte se si instinkti seksual lidhet me mekanizmat mendorë dhe emocionalë që rregullojnë sjelljen njerëzore.
Nga ana tjetër, filozofi gjerman i shekullit XIX-të, Artur Shopenhauer, mendonte se instinktet seksuale përbënin një pjesë të asaj që ai e quajti si vullneti njerëzor.
Por në të vërtetë, ky vullnet njerzor, a ishte stimuluar në të njëjtën kohë, ashtu si tek unë edhe tek Doruntina dhe nëpërmjet instikteve seksuale të ishin nxitur nga mekanizmat mendore dhe emocionale.?
Nga këto mendime më shkundi pyetja e saj;
– Hë, si po dukem tani, më janë tharë flokët, janë të shkriftuara mirë, ? – duke i kaluar gishtrinjtë e duarve si krëhër dhe në buzë mbante një buzëqeshje ngjyrë rozë, ashtu siç kishte marrë edhe fytyra, gusha edhe sipër gjoksit gjysëm të zhveshur, një rozë të lehtë.
-Je shumë e bukur,- i thashë me një zë drithërues, ndërsa instikti brënda meje, në shpirtit tim më ishte zgjuar si një përbindësh dhe po kërkonte ta rrëmbente prenë, që kishte përpara. Por ishte diçka tjetër brënda, që po e qetësonte këtë përbindësh, të kishte pak durim, të priste edhe pak.
Kur unë ia përsërita edhe një herë që “ je shumë e bukur “, duke i shtuar që “ je e mbrekullueshme “, ajo m’u afrua mengadalë duke hapur këmbët, u ul mbi gjunjët e mi dhe më duart e saj e zgjidhi peshqirin tek gjoksi duke e lënë që të binte poshtë. Kur më qarkoj krahët duke më përqafuar, peshqiri kishte rënë poshtë sepse ndjeva ngrohtësinë e gjinjëve të saj që ishin mbështetur në gjoksin tim. Në buzë ndjeva buzët e saj të buta, të tulta, mishtërore, që po më puthte me zjarr dhe sa s’po më bllokohej frymarrja. Ishte zgjuar përbindëshi i saj që më kishte mbërthyer dhe s’po më lëshonte më. Në atë çast nuk po e përmbaja dot edhe unë përbindëshin tim që po kërkonte të këpuste zinxhirët. I kisha vënë duartë në ijet e saj duke e tërhequr fort pranë vetes, duke e ledhatuar, duke e shtrënguar fort tek të ndënjurat, sa po dëgjoja rënkimet që dilnin me thirrje të lehta kur po e prekja në mes të kofshëve. Ashtu duke klithur, ahhh, ahhh, ahhh, u ngrit pa më lëshuar, duke më tërhequr tek krevati. Për një çast u gjënda i zhveshur në krevat dhe atë sipër meje, që vazhdonte të më puthte që nga buzët deri poshtë barkut. U rrokullisëm disa herë në krevat, derisa unë kisha mbetur sipër trupit të saj, në mes të kofshëve dhe s’po arrija të qetësoja përbindëshin që vazhdonte të godiste në trupin e saj. Në mes asaj dalldije, humbëm në një mjergull që s’po shihnim dot më dhe u rrëzuam siç mund të rrëzohet një kalorës nga kali.