Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritBRIXHILDA DEDE - MËSUESE, KOMPOZITORE KËNGËSH E SERENATASH, ROMANCIERE DHE NJË POETE...

BRIXHILDA DEDE – MËSUESE, KOMPOZITORE KËNGËSH E SERENATASH, ROMANCIERE DHE NJË POETE MJAFT E SPIKATUR

Zekerija Idrizi: nga vëllimi libror “Portrete shkrimtarësh”

Duke gjurmuar nëpër libra, në internet, në google, wikipedia dhe në dhjetëra portale të ndryshme në gjuhë shqipe, më ka rënë në sy dendur emri i krijueses, poetes e romancieres Brixhilda Dede. Për më tepër, jam mahnitur edhe nga fakti tjetër që emrin dhe krijimtarinë e saj e kam hasur edhe në dhjetëra portale, revista e libra antologjikë të tjera në disa gjuhë të huaja. “Ndalu mor pakëz dhe lexo këtë figurë që dominon në kaq shumë rrjete e portale sociale, kulturo-artistike e letrare!, – i thash vetvetes.
Mandej, duke gjurmuar ca më thellë në poetikën e penës së artë të zonjës Brixhilda e duke u endur po sikur bletët lule më lule në pothuaj çdo varg të saj, për të thithur nektarin, u mrekullova fare nga shumë perla të saj me vlera të mirëfillta estetiko-letrare. Mandej, ashtu në mënyrë induktive, zgjodha ca vargje perla të saj për të shpalosur, “i çmendur” nga bukuria poetike, mbresën time të thellë:
“Dashuruar ish’ Zoti kur të krijoi/Frymës tënde aromë universesh i dha/ Ajër të freskët nga fryma (muza) jote, dërgo të dehem ./ Të harroj veten!”
Do shpreh ndjenjën time dhe me vargun e saj nga poezia “Feniks”:
“Adhurues i perëndeshës së hirit femëror, zjarr kozmik./ I tempullit të Heliopolisit, altar./ Ti më vdes e përsëri, ti më ringjall.”
“Prej hirit tim për ty do të rilindem / Dhe sikur bota të jetë shuar” – Varg lapidar nga poetja e spikatur Brixhilda Dede. Madje-madje kulminacioni, po si qershia mbi tortë, është sentenca e saj proverbiale:
“Poeti nuk vlerësohet nga vjetërsia as nga numri i botimeve por nga aftësia e penës së tij dhe pëlqyeshmëria e auditorit”, për ta kurorëzuar atë mbretërisht me vargjet lapidarë te poezia “HARROJNË POETËT”:
“Poetët e sotëm vrapojnë me troke kuajsh./Të dashurën e ëndrrave të kapin./Muzën të derdhin në çarçaf mëndafsh,/Harruar thesarin brenda familjes, vetvetes./Harruar vlerat njerëzore, hapin e madh drejt së vërtetës.”
Brixhilda Dede ka lindur në Korçë më 02.05.1974. Shkollën fillore dhe 8 vjeçaren i ka kryer në shkollën “Stavri Themeli” – Korçë. Të mesmen e kreu në shkollën “Raqi Qinxhi” – Korçë. Kurse studimet e larta për inxhiniere ushqimi i ka kryer në Universitetin “Fan S. Noli”, po në Korçë. Mbas përfundimit të shkollës së lartë ka ndjekur disa kurse kualifikimi që ishin në atë kohë, si kurse për gjuhë të huaja, greqisht, italisht dhe anglisht dhe kursin për sekretare dhe kompjuter.
Më pastaj ka punuar mësuese biologjie në shkollë, por gjithmonë e ka admiruar letërsinë dhe i ka pëlqyer të shkruaj, ndjesi kjo që asaj i buron nga brendësia e shpirtit dhe nuk ka mundur kurrsesi të shkëputet nga krijimtaria. Shkrimet për të janë jetë dhe dashuri. Asnjëherë ato nuk e kanë braktisur dhe nuk e kanë lënë të vetme. Ajo shkruan kudo që ndodhet pa ndrojtje në rrugë , në stacion autobuzi, në bregun e detit etj., sa herë që një ndodhi apo histori do t’i bëhej shkak për t’ia prekur telat e zemrës. Kur shkruan, siç shprehet ajo në një intervistë mediale, e gjen vetveten dhe ndihet e plotësuar.
Fillimet e para të shkrimeve që ajo ka pasur kanë qenë tekste këngësh për fëmijë e më pas vijuan edhe tekstet e serenatave korçare. Ajo ka shkruar në shumë gjini, por veçanërisht i është përkushtuar prozës dhe poezisë.
Ajo është autore e pesë librave:

Abstraksion”, poezi
“Pëshpëritje Ndjenjash”, poezi
“Lulja e Majit”, poezi
“Sekretet e Dashurisë”, poezi dhe
“Feniks”, roman
Për shkrimet e saj ajo është dekoruar nga shoqata të ndryshme poetike, ku ka marrë pjesë në konkurim. Ka hyrë në antologjinë ndërkombëtare Rumune, ku përmenden poetët më të mirë. Ka shkruar gjithashtu edhe vargje për serenata, të cilat janë bërë këngë, pasi ajo vjen nga qyteti i serenatave( Korçë).
Për krijimtarinë e saj ajo është vlerësuar me mjaft çmime, dekorata e mirënjohje, veçanërisht nga Elita e Poetëve Botërorë, nga Shoqata Kulturore Letrare e Shqiptarëve të Rumunisë “Albanezul”, nga Klubj Letrar “Pena e Artë” – Viti, nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve e Artistëve Pegasi Albania, etj.
Ajo është përfshirë edhe në shumë antologji poetike në vend dhe në botë, por me këtë rast po përmendi vetëm pesë Antologjtë prestigjioze ndërkombëtare ku ajo është përfshirë:
Në Botën Poetike Rumuno-Shqiptare, te libri antologjik rumunisht-shqip (Antologji poetike-Antologie poetica) me titull “DURURI DIVINE – DHURATA HYJNORE” të autorit Baki Ymeri, botuar nga Amanda Edit, Bukuresht.
Te libri antologjik me titull “BIOGRAPHIES OF WORLD WRITERS”, të autorit indian Dr. Sourav Sarkar – profesor universitar në Toronto,

Në Botën Poetike Rumuno-Shqiptare, te libri antologjik rumunisht-shqip (Antologji poetike-Antologie poetica) me titull “DURURI DIVINE – DHURATA HYJNORE” të autorit Baki Ymeri, botuar nga Amanda Edit, Bukuresht.
Te libri antologjik me titull “BIOGRAPHIES OF WORLD WRITERS”, të autorit indian Dr. Sourav Sarkar – profesor universitar në Toronto,

        Në Botën Poetike Rumuno-Shqiptare, te libri antologjik rumunisht-shqip (Antologji poetike-Antologie poetica) me titull “DURURI DIVINE – DHURATA HYJNORE” të autorit Baki Ymeri, botuar nga Amanda Edit, Bukuresht.
        Te libri antologjik me titull “BIOGRAPHIES OF WORLD WRITERS”, të autorit indian Dr. Sourav Sarkar – profesor universitar në Toronto,
        Në antologjinë turke “TÜRKÇE DÜNYA ŠIIR ANTOLOJISI“, mes 58 poetëve nga mbarë bota përzgjidhet dhe poezia e saj. Botues Arslan Bayer dhe bashkeditore Angela Kosta – Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare, shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese dhe promovuese vlerash letrare.
        Në Antologjinë në gjuhë italiane: “VERSI VERSO I CONTINENTI – VARGJE DREJT KONTINENTEVE”, me përkthimet e Angela Kostas të 72 poetëve në italisht nga e gjithë bota. L’ANTOLOGIA VERSI VERSO I CONTINENTI con le mie traduzioni in lingua italiana degli 72 poeti da tutto il mondo. Grazie per l’acquisto agli autori: THE ANTHOLOGY: VERSI VERSO I CONTINENTI – VERSES TOWARDS THE CONTINENTS with my Italian translations of the 72 poets from all over the world.
        Në ANTOLOGJINË POETIKE “ =2 – ÇURGON VARGU“, (poezi të përzgjedhura nga revista “Orfeu”), botuar në SHBA dhe Itali, drejtor dhe kryeredaktor Z.Dibran Fylli, botuese Arthur L. Dolery, bashkautore: Irma Kurti dhe Angela Kosta. Në këtë antologji janë përfshirë 35 autorë pjesëmarrës kombëtarë e ndërkombëtarë.
        Poezitë e Brixhildës janë përkthyer dhe publikuar edhe në shumë revista e portale, si në atdhe, ashtu edhe në botë, në disa gjuhë të huaja, si: anglisht, italisht, greqisht, frëngjisht, rumunisht, spanjollisht, portugezisht, turqisht, arabisht etj.
        Studiuesi dhe kritiku Ylli Koxha në parathënien e romanit më të ri të Brixhildës “Feniks” ndër të tkerash do të shkruaj:
        “Brixhilda Dede është një krijuese e talentuar si në poezi ashtu edhe prozë. Poete klas me hapësirë të madhe në tablonë epike dhe lirike.
        Poete me një botë të madhe shpirtërore, kulturë të lartë dhe elokuencë fine. Në krijimet e saj ndeshesh me vargje jashtzakonisht të bukura, gati hyjnore.
        Këtë herë vjen tek lexuesi me prozë në romanin” FENIKS”. Si shkrimtare kurajoze, reflekton në roman për idetë, thellësinë e mendimit, realizmin, stilin, komunikimin gjatë gjithë udhëtimit nëpër kapituj me një elegancë në formë dhe elasticitet në përmbajtje i cili i jep kuptim mesazhit jetësor. Ngjarjet zhvillohen në kohën e sotme … Romani vjen duke pasur në qendër një nënë të thjeshtë, largpamëse dhe perfekte. Nis me tre persozhet kryesore Minai, Andrea dhe Mara duke u komplikuar në një histori me shumë peripeci dhe personazhe të tjerë që marin pjesë në episodet e kësaj historie e cila ka një nisje të ëmbël por ndërlikohet në vazhdimësi. Romani fillon me një gjëndje të vështirë shëndetsore dhe luftën për të sfiduar problemet e mbijetuar, pasur përkrah dy ëngjëjt e sjellë në jetë… Me anë të përshkrimeve të arrira mjeshtërisht, paraqiten njohjet e reja, shpirti binjak apo dashuria e jetës, në bazë të rrethanave të krijuara…Vetë titulli i librit ilustron me art idenë kryesore të romanit.. Duke lexuar romanin do të zbuloni botën e pasur shpirtërore, artin, talentin, mesazhin dimensional dhe esencial. Do të gjeni përshkrime mahnitëse të episodeve në gjithë historinë e ngjarjeve që shtjellon romani shoqëruar me një gjuhë të pastër letrare nga autorja Brixhilda Dede. Ndërtimi i dialogëve, debateve, konflikteve, janë tepër tërheqëse, të mbushin me kënaqësi emocionale, të bëjnë të jetosh me këtë histori interesante, plot ngjyrim dhe larmi, nga përjetimet që përshkruhen në gjithë ngjarjet e romanit…Mbyllja paraqitet ardhur me një mesazh kuptimplotë:
        MBASE DO TAKOHESHIN PËRSËRI,…
        MBASE ASNJËHERË,…
        JETA ËSHTË VËRTET MISTER.
        Ndërthurja e prozës me poezinë në këtë roman, të mrekullon shpirtin duke të lënë të futesh thellë në meditimin imagjinar”.
        Në kopertinën e pasme të romanit “Feniks” Brixhilda ka hedhur një mesazh sa të fuqishëm aq edhe sublim për vlerat fundamentale njerëzore:
        “Tranzicionet shoqërohen me një sërë problemesh kur kultura fanatike ndeshet me një botë të jashtme kontradiktore.
        Sprovat që hasim në jetë, bëhen mësime jetësore.
        Hapni zemrën, që të lehtësoni dhimbjen tuaj!
        Luftoni për të qenë i lirë shpirtërisht, i përmbushur, i lumtur për të kapur çelësin e suksesit jetësor!
        Një njeri i lumtur, mund të ndryshojë krejt jetën tuaj!
        Një grup njerëzish të lumtur, ndërkaq, krijojnë një shoqëri të shëndoshë e të begatë…”
        Brixhilda aktualisht është duke shkruar një roman tjetër, të cilin e ka në përfundim e sipër, si dhe e ka gati për botim edhe një vëllim me 100 poezi, të cilin mendon ta përkthejë e botojë edhe në gjuhë angleze.
        Për fund po sjell për lexim dy poezi të saj që m’kanë “dehur” fare emocionalisht dhe racionalisht. Le t’i shijojmë në lexim:

        DRITHËRIMË SHPIRTI
        Brishtësia jote më ftoi të ulem tryezës së tempullit Afërditë.
        Qytetit ilir Amantia, shikimi yt i ndezur më përvëlonte gjoksin.


        Mes zotave të lashtë ti,
        përpirë flakësh të zjarrta.
        Si qemër ajrit të rrëmbeva.
        Mbi udhë të kuqe vrapuar.


        Unë udhëtari rebel, hajdut i shpirtit magjik,
        Zëri yt më rrënqethi trupin, heshti mendimin.
        Fryma më ngrohu shpirtin.


        Të dua njëlloj si dije.
        Më shumë do të dua nesër!


        Mes nesh,..
        Diçka e madhërishme, hyjnore.
        Pjesë e pa tretur!
        Vite e vite kaluar, dritë e pashuar mbeti.
        Lakuriqësisë magjepsëse,.. ti e ca drithërima shpirti.


        KUR TRILLET SHTILLESHIN
        Mesnatë e thellë pa yje, terr!
        Piskamë lemeritëse, vinte nga një thellësi e mbytur.
        Dridhshëm përjetova llahtarë, nga mori xhama të thyer.
        Shoqëruar pasthirrmash gërryese si zvarritje e një
        bronzi të rëndë mbi asfalt.


        Zura veshë,
        U përpoqa të qetësoja veten,
        Tingulli i zërit vinte me valë të prera si rrënkim
        shqiponje të plagosur.
        Mbylla dyer, dritare.
        Tavani gulçoi në tinguj të një parashpirti.
        Trishtim, ndjeva të më mpihen duar, këmbë.
        Nervozuar rrëmbeva telefonin.
        Mendimi u ndërpre si fije peri e kalbur.
        Unë, e punësuara në karta të zeza.


        Ula receptorin, qava thellë.
        Ajo që ulërinte deri kupë qiell,
        Mundet të ish’ vajza ime.
        Mundet, bashkatdhetarja ime.
        Mundet, të ish’ një krejt e panjohur.
        Unë, e pafuqishmja, emigrantja mister.
        Trille mu shtirën në kokë, përplasa grushte fort!
        Brenda gojës gjuha ishte tharë.
        Fyti mbetur kallam kashtë.
        Jashtë, errësirë, llahtar!
        Unë, drama ime, e paligjshmja gjysmëshekullore.
        Ti, tragjedia jote, deri amshim pa gojë.
        Mbështolla gjunjë të prerë rreth fytyrës.
        Shtrëngova dhëmbë deri në kërcitje.
        Ajo, e vdekura fizikisht nga dorë bastare.
        Unë, e vdekura shpirtërisht e fatit të ngratë.
        Koha ecte, në ritmin e një treni ekspres.
        Kockat më rrinin bllokuar në ngërç.
        Ndieja të vdes.
        Fryma ime e lodhur ulërinte dhomave të shpirtit.
        U zgjova!
        Nën dritat e një prozhektori.
        Përreth, gjithçka blu, e panjohur!
        Brixhilda ka vite që jeton dhe vepron në Selanik të Greqisë.

        TË NGJASHME

        Komento

        Shkruani komentin
        Shkruani emrin

        TË FUNDIT