KALAJA E PRIZRENIT
Kalaja e lashtë, mbi qytet e ngritur,
me gurë të vjetër, nga koha e ruajtur.
Një rojë e heshtur mbi qytet
Duke ruajtur kujtimet e kohës për ne.
Në mure të saj zëra të shumtë vërtiten,
Historitë e vjetra, nga pluhuri shpirtërohen.
Çdo gur i saj, një rrëfim i fshehur,
Për luftërat e për paqen, për zemrat që s’u thyen.
Nga lart, qyteti duket si det,
lumi i qytetit rrjedhë i lirë e i qetë.
Kalaja rri krenare, e pathyer nga stuhitë,
Si simbol i qëndresës me plot histori.
Kur dielli perëndon,
Kalaja si flakë mbi qytet ndriqonë,
Kalaja mbi themele të forta është ndërtuar,
Një kujtesë e lashtë e pa harruar.