Friday, November 22, 2024
BallinaKulturëFilmKujtojmë sot 71 vjetorin e lindjes së aktores Elida Cangonji.

Kujtojmë sot 71 vjetorin e lindjes së aktores Elida Cangonji.

Elida Cangonji (1953-2016). Dr. Elida Cangonji. Lindur më 31 tetor 1953. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1977.

Për tre vjet ka punuar si mjeke pediatre në zonat periferike të Tiranës. Pasi kryen specializimin 2 vjeçar për psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë pranë shërbimit psikoatrik , Qendra Spitalore Universitare në Tiranë , punoi si e vetmja psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë në shërbimin ambulator të Tiranës. Kryen studimet pasuniversitare në universitetin Claude Bernard të Lionit në Francë (1994-1995) dhe shumë specializime të tjera afatshkurtra në disa vende të evropës dhe SHBA.

Vitet 90, janë vite pune të parreshtur për krijimin dhe drejtimin e strukturave të reja dhe bashkëkohore në fushën e shëndetit mendor për fëmijë (1991-1996) instituti i parë mediko-edukativ në Tiranë, model. i zbatimit në praktikë të institucioneve të hapura për handikapë (1996 e në vijim) Qendrën e Zhvillimit të Femijës në të cilën për herë të parë krijohet një ekip multidisiplinar që aplikon metoda terapiutike bashkëkohore si psikoterapia, terapia e të folurit, terapia psikomotore, okupacionale, mbështetje sociale, edukim special: (1996-1999) hap shtepinë e parë psikiatrike , model i një shërbimi jospitalor në Shqipëri.

Për veprimtarinë e saj më 10 dhjetor 1998 nderohet me çmimin e parë për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze (me rastin e 50 vjetorit të deklaratës universale të të Drejtave të Njeriut). Në vitet 1998-2000 ishte përfaqesuese e Ministrisë së Shëndetësisë për shëndetin mendor pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ZyraTirane. Ka marë pjesë si lektore në një sërë konferencash e kongresesh ndërkombëtare.

Dr. Elida Cangonji u angazhua dhe në kinematografi si aktore amatore me një sërë rolesh disa prej të cilave të rëndësishme. FILMAT: “Shpërthimi” -1974, “Shtigje të luftës” – 1974, “Rrugë të bardha” – 1974, “Në fillim të verës” – 1975, “Njeriu me top” 1977, “Në kufi të dy legjendave” 1981.

Ndahet nga jeta më 28 Nëntor 2016.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT