Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritMark Gjetja -Kur dielli bie në horizont.

Mark Gjetja -Kur dielli bie në horizont.

Kur dielli bie në horizont, ti me pret,
e di se pritja,nuk ka durim,
dhe hëna, zbehet qielli u vérejt,
né sytë e sajë ,plotë shkëlqim.


Kur shoh qiellin ,shoh yjet ndezur,
frymarrjen tënde, avujt né buzé,
shoh ty qe vjen ,duke buzëqeshur ,
e gjoksin ténd ,qé rreh nën bluzé.


Zemra rreh , si detë me dallgé,
kur loti bie ,mbi qerpikë ,
pemët me ngjyrat e vjeshtës sé arté,
si pikë e vesës ne syté magjik.


Si yje shkreptiné kur vjen nata,
si diell i zjarrtë kur bie mbi deté
dritë léshon horizonteve të largëta,
si lulet kur çelin ,fushës së blertë,


Kur je prané meje me jep lumturi,
sa herë mè erret ,shpirti im,
ti shkrepé siç shkrepé një vetétimé,
dhe zjarre ndezë né gjoksin tim


Vjeshtës bukuriné ti derdhé,
ngjyré e peméve i preké magjité,
aromën e frutave rrugëve hedhé,
në dritë té yjeve, shoh mrekullité.


E veshur me freskinë e méngjesit,
me vellon e bardhé té nuserisé,
si trandafil petalet ke ndezur,
buzët skuqé,nga flaké e dashurisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT