Tuesday, December 3, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-NË QETËSINË E NATËS

Murtez Asllani-NË QETËSINË E NATËS

NË QETËSINË E NATËS

Në heshtje mendoja
krijoja vargje për mrekulli,
askush s’pipetinte
gjithkund kishte qetësi.

Veç të lehurat e qenëve
ndonjëherë më pengonin,
vargjet e mia rridhnin ngadalë
që lexuesit fort i çmonin.

Dal përjashta dhe shikoj
yjet, qiellin, edhe hënën,
por asnjëherë s’kam harruar
fytyrën me rrudhat e nënës.

Më ngjallen shumë kujtime
për kohën e kaluar,
kur me pak bukë
e mbanim sofrën shtruar.
Bukë e kripë e zemër,
por buka mungonte,
kur nëna piqte patate
dhe uria na kalonte.

Me sy të përlotur babai
ulej afër sofrës së thatë
s’dinte kah t’ ia mbajë
tash është plakur i ngrati.

Kohë e kaluar plot vuajtje
për ne dhe shumë të tjerë,
që s’u ngopem kurrë me bukë
në dimër e pak në verë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT