Mos ma torturo shpirtin
Në qiell të kaltër,
Mos ma zën dritën,
Se ofshan dhimbja deri në asht.
Mos ma privatizo universin,
Mos ma gërvisht qiellin,
Mos ma plak diellin
Se lëngon dhimbja deri në palcë.
Mos ma gërmo zemrën,
Mos ma ndal frymën,
Mos m’i the krahët
Nga barra e rëndë…
Mos më luaj me rrënjët
Se dhemb në zemër
Mos ma vë në provë durimin,
Mos ma lodh shpresën,
Mos ma mbaj peng buzëqeshjen,
Se dhemb një pikë lot
E ditët më shkojnë kot !