Thursday, November 21, 2024
BallinaLajmeShkon në 4 numri i viktimave të atentatit në Shkodër, vdes edhe...

Shkon në 4 numri i viktimave të atentatit në Shkodër, vdes edhe drejtuesi i motorit

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga ngjarja kriminale e ndodhur në Shkodër më 30 tetor, ku iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Drejtuesi i motorit të aksidentuar nga makina e viktimave të atentatit, Bashkim Basha, ka ndërruar jetë në spital.

67-vjeçari po udhëtonte me bashkëshorten e tij me motor kur u përplas nga makina e Licit dhe Bushatit, të cilët ishin objektivat e atentatit. Bashkëshortja e tij humbi jetën në vend. Edhe Hamza  Lici humbi jetën në momentin e atentatit, ndërsa Arlind Bushati vdiq në spital një ditë më vonë.

Autorët e ngjarjes së rëndë, tashmë me katër viktima, janë ende të paidentifikuar.

Atentati risolli edhe një herë në vëmendje konfliktin e ashpër shumëvjeçar mes fiseve Bajri dhe Lici. Sipas të dhënave paraprake policore, objektiv i këtij atentati ka qenë një nga viktimat, Hamza Lici, i cili udhëtonte në automjet së bashku me Arlind Bushatin, i cili gjithashtu mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave.

Nëse dy viktimat ishin në shënjestër të autorëve, aksidentalisht viktimë nga kjo ngjarje mbeti edhe shtetasja Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT