MALLI PËR NËNËN
Tek rrjedh uji ,nga burimi
Pik-pik, në dritë të hënës
Diku pranë ,një peme blini
Dalë të dëgjoj,zërin e nënës
Sa zë kisha,thërrita hënën
E ju luta me gjithë shpirtë
Më ndihmo të shoh nënën
Ta takoj,në tënden dritë
Tek qëndroja i hutuar
Pranë burimit,n’dritë të hënës
Ashtu krejt i përmalluar
Ndjeva lehtë puthjen e nënës
I tregova ,që më këputi malli
I thashë dhe sa shumë e dua
Më puthi dy herë tek balli
E fluturim n’qiell u largua
ZHGËNJIMI
Ti që më ke zhgënjyer,
në këtë jetë.
Nuk do të mundohem,
siç bën dikush,të të urrej
Por do të preferoj,nga zemra të fshij
Në mënyrë që zemra ime e qetë të flej.
SONTE JAM ULUR NË STOLIN TONË
Kur dita thyhet e humb shkëlqimin
T’gjitha mendimet,m’sjellin tek ti
Tutje perendimit,kam tret vështrimin
Shumë kohë u bë,që ti nuk je kthy
M’kujtohen mbrëmjet,post perendimi
Kur buzë detit,shëtisnim të dy
Pikëzat e ujit nga mallëngjimi
Shkëputeshin nga dallgët,na binin në sy
Me zor po pres,të vish tek unë
Sa qindra herësh,këtë kam ëndërruar
Tani që dita afron më shumë
Çdo çast,unë ndihem e mrekulluar
Sonte jamë ulur ,në stolin tonë
Aty ku më dhurove, të ëmblën puthje
Ma more zemrën, at’ natë të vonë
E brenda saj, t’gjithë mjaltin fute
MALLË PËR NËNËN
Tek rrjedh uji ,nga burimi
Pik-pik, në dritë të hënës
Diku pranë ,një peme blini
Dalë të dëgjoj,zërin e nënës
Sa zë kisha,thërrita hënën
E ju luta me gjithë shpirtë
Më ndihmo të shoh nënën
Ta takoj,në tënden dritë
Tek qëndroja i hutuar
Pranë burimit,n’dritë të hënës
Ashtu krejt i përmalluar
Ndjeva lehtë puthjen e nënës
I tregova ,që më këputi malli
I thashë dhe sa shumë e dua
Më puthi dy herë tek balli
E fluturim n’qiell u largua
TA RUAJMË KËTË TRADITË !
Kishim qejfë, kur vinte dikush
Kënaqeshim krejt,sa hynte n’shtëpi
Sot troket dera,t’habitur pyesim “kush?”
Kemi harru t’themi;”Bujrum mirë se t’vijë”
Të priste tjetri me çfarë t’i ndodhej
Dhe këtë e bënte me buzë në gaz
Sot mikpritja ka pësuar lodhje
E s’i del koha,brenda me të qas
Shprehja;”Bukë e zemër e bujari”
Brez pas brezi na shoqëroi
Gjer atëherë sa t’ketë Shqipëri
Bujaria e mikpritja,duhet të jetojë
Urim Mezini Torino Itali
21/02/2023