Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka treguar se për të njëjtin është parashtruar edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit.
Personi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Është parashtruar kërkesa për paraburgim”, ka thënë Nikçi.
Ai ka thënë se janë siguruar prova materiale lidhur me rastin dhe dyshimet janë që është kryer vepra penale e dhunimit.
“Janë siguruar prova materiale të cilat do të përdoren gjatë procesit. Dyshimet janë që është kryer vepra penale dhunimi. Viktima është e mitur, nuk mund të japim informacione”, ka thënë Nikçi për Express.
Gazeta Express merr vesh nga burimet e veta se vajza e mitur i takon moshës 9 vjeçare dhe personi i dyshuar për dhunimin është 26 vjeçar./GazetaExpress/