Thursday, December 26, 2024
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Si drapëri...

Mimoza Eliona Osmani-Si drapëri…

Na zuri benë një herë gënjeshtra…
Nuk ‘kam gënjyer tha asnjëherë,
Por vesin futur kish ndër eshtra.
Si mund t’i thuhet gjakut verë


Dhe hahaha e përqeshë jeta…
Ti je e drejtë sikurse drapëri
Kameleon ke të vërtetat…
Dhe këmbët fshehura si gjarpëri…


Gënjeshtra është thonë si lehona,
Që varrin hapur ka dyzet ditë,
E fshehur rri netëve të vona …
Është terri që do dalë në dritë…


Se kur gënjeshtra është gënjeshtër…
Është si (dobiç) i lënë në ferrë…
Por gojërat dot s’i lidh me gjeshtër..
Dhe një ditë kërrma do mbajë erë…


Na zuri benë një herë gënjeshtra…
Si thoni t’a besojë ndokush …!?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT