Një kapiten si Berat Gjimshiti, i madh në fushë dhe jashtë saj. Kombëtarja kuqezi duhet të jetë me fat që shiritin në krah e mban Berati, që këtë sezon po bën një paraqitje fantastike me klubin e tij.
Edhe në fitoren 0-2 që Atalanta siguroi në udhëtim kundër Stuttgart për raundin e katërt në Champions League, lojtari më i mirë në fushë u vlerësua Berat Gjimshiti me notën 8,0.
Tanimë “SofaScore” e vlerëson Gjimshitin dhe me paraqitjen e tij kap skenën duke qenë mes 11 yjeve të raundit të katërt në Champions League. Maignan, Kim, Diaz, Raphinha apo edhe Gyokeres janë pjesë e formacioni