Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritGjyste Dajani-ATY JAM.

Gjyste Dajani-ATY JAM.

Kur një ditë të mos jemë mes jush,
Si rrugë-ecje drejtë shpresës,
Do jemë, te kroni me emrin “Gurrat e Begut” ,
Kur vjen nga Miloti në hyrje të Lezhēs.


Kur drejtohesh tek përmendorja e Skënderbeut,
Shikon zanat e maleve, me sytë e besës,
Do jemë aty, ku zanat pinë dashuri me grushta,
Aty do më gjeni ,duke mbjellë fidanet e shpresës!


Në truallin e lagësht jam, duke mbjellë, fidanet e lumturisë,
Si shqiponjë e harlisur, n’fluturim të gjithësisë,
Duke u lutur për largimin nga budallalleku,
Që patjetër i duhet kombit, i duhet Shqipërisë!


Me kërkoni mua, atëhere kur t’mos jemë në jete,
Atje kur ngjyra e gjuhës, të thahet,
Germat ti zhduken, qiellit përmbi Lezhë,
Do jemë, tek “Gurrat e Begut”, ku uji nuk shterrohet”


E dehur nga dashuria e zanave të qiellit,
Unë jam aty e përjetshme, me rrezet e diellit…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT