Calciomercato ka zemëruar tifozët e Milanit me një lajm për mbrojtësin Theo Hernandez.
Duket se francezi po mendon të largohet nga ekipi italian, sepse kërkon një klub më të madh dhe një pagë më të lartë.
Kontrata e tij në Milano përfundon në qershor 2026 dhe Milani do të detyrohet ta shesë në fund të sezonit për të mos rrezikuar të “ngecë” me parametra zero.
27-vjeçari aktualisht paguhet 4 mln euro në vit. Ai kërkon 7 mln euro, por Milani nuk ia ofron dot këtë shifër. Klubet që janë gati për ta paguar aq janë Paris Saint Germain dhe Bayern Munich.
Vlera e tij në treg? 60 mln euro!/ORAinfo/