Thursday, November 21, 2024
BallinaSportPas tri barazimeve, Man Utd shënon fitoren e parë në Ligën e...

Pas tri barazimeve, Man Utd shënon fitoren e parë në Ligën e Evropës

Manchester United e ka shijuar sonte fitoren e parë në Ligën e Evropës.

Pas tri barazimeve radhazi, “Djajtë e Kuq” të udhëhequr nga trajneri i përkohshëm, Ruud van Nistelrooy shënuan fitore 2:0 ndaj PAOK të Greqisë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse fillimi i të dytës solli të parin.

Ishte Amad Diallo i cili realizoi për epërsinë fillestare të vendasve në minutën e 50-të të ndeshjes.

Ishte pikërisht Diallo që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Manchester United tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e 15-të.

Në anën tjetër, PAOK ka vetëm një pikë dhe renditet i 32-ti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT