Ah gojë bilbil, me sjellje anormale
Shpirtin mbështjellë me gëzofin e djallit
Mes gjenive ndodhesh aksidentalisht
Hipokrizi e mediokritet, ah kjo pikë e hallit
Me erën luan si të qe thërrmi
Ka dhe gjarpër thanë me fytyrë njeriu
Imazhe të grishura rëndom gjenden për ty
Me helmin e përditshmërisë si vret zotëriu
Lavjerrë mbeten motet ndër stacione të kohës
Bashkë me pabesinë thonë lindur ka insani
I zh’veshur nga virtytet i varfër përballë botës
Jehonë e krismës emrit, i ndjehet zamani
Ngritur piramidash gradon marrëzinë
Pa mish e asht, e le njerëzinë
Ndër beteja të humbura kokën kanë thyer
Injorancë e tëra, bosht i shpirtit mbërthyer