Vjeshtë e kuqe trokiti limfës së gjakut.
Labirinthe rrugësh brishtësia e sinqertë luante me zjarr.
Ti kureshtare e paditur në frikën e lëndimit, mrekulloje njerëzishëm.
Orët çastet u lyen në ar!
Jeta ngjante me pakapshmëri!
I sigurt dukej ç’ do hap!
Befas pyete, sa zgjat kjo ndritshmëri?
Gjithçka, ngadalë lakuriqësohej.
Ndërsa gjoksi yt shpaloste qiellit gjethe kujtime.
Shiu i çastit rridhte syve të mallit, vjeshtës së ikur.
Qava si i marrë!!