Sunday, November 24, 2024
BallinaVitrina e libritMarissa Rrasa Ashiku -PADREJTËSISHT

Marissa Rrasa Ashiku -PADREJTËSISHT

Sikur të isha
një dallandyshe,
do ta ndërtoja folenë
në cepin më të errët
të qenies tënde,
të verdhë,
të verdhë
do ta lyeja atë cep
me zërin e huazuar të kanarinës
e do këndoja për ty
si pylli i këndon hijes së vjeshtës,
ashtu
si fëshfërimë e gjethes së këputur
do të oshëtija tek ti
e ti do më ndieje
tek bija brenda teje
por unë…,
unë jam një grua
e mbushur me ty
dhe padashur
të kam mohuar
vendodhjet e tua
çdo ditë,
çdo ditë,
çdo ditë
padrejtësisht…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT