Kur pëshpërimat e fundit
shndërrohen në gjethe,
nata të jep ca ndjesira të mrekulllueshme.
Vazhdoj të qëndroj mbi trupin tënd
në kërkim të fillit tim ekzistencial.
Në pikturat e fjalëve, që më the pak më parë
vendos herë pas here,
flakë të vogla dashurish që të ngrohem.
Një ballkon magjik dhe një përqafim blu deti
vendos kufirin tim me qiellin.
Si poezi natyre është pasioni im
Mbas tij, patjetër vjen heshtja, paqia dhe kënaqesia.
Retë e bardha, puthin diellin
Gjethet kërcejnë me muzikën e valëve,
kurse era puth trupin tim,
si një dashnor i dehur nga spazma e orgazmës.
E lash veten të më marrë bukuria jote
dhe dal nga ëndrrat,
duke marrë formën tënde të dashur.
Të bëja tjetër gjë, ishte e pamundur !