Pas dy humbjeve radhazi, asaj nga Barcelona në La Liga dhe Milanit në Ligën e Kampionëve, Real Madrid i është rikthyer fitoreve.
“Mbretërit” shënuan fitore ndaj Osasunës në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 4-0, shkruan indeksonline. Vinicius Jr shkëlqeu sot, duke shënuar hat-trick në minutat 34′, 61′ dhe 69′.
Ndërkohë golin tjetër e shënoi Jude Bellingham, i pari këtë sezon në La Liga.
Por kjo fitore kishte shije të hidhur, pasi tre futbollistë pësuan lëndime serioze.
Rodrygo, Eder Militao dhe Lucas Vasquez u lënduan në pjesën e parë dhe detyruan trajnerin Carlo Ancelotti ti zëvendësonte.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 27 pikë dhe renditet në vendin e dytë, gjashtë pikë prapa Barcelonës.
Në anën tjetër, Osasuna ka 21 pikë dhe renditet në vendin e pestë.