Kryesisht me kthjellime e diell karakterizohet moti ditën e shtunë, pas mëngjesit me ngrica e kushte mjegull përgjatë luginave të lumenjëve. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Temperaturat minimale zbreisn në -3C e 1C, e maksimalet gjatë ditës shkojnë në 13C e 16C.
Kryesisht me diell parashihet edhe dita e diel, ndërkohë masat e ftohta ajrore që depërtojnë zbresin temperaturat në 9C, e të hënën edhe në 6C, kur shtrihen më shumë vransira. Minimalet zbresin në -2C e -3C.
Nga e mërkura paraqiten kushte edhe për të reshura, kryesisht shiu me temperatura në rritje deri në 8C, ato maksimale, por dhe minimalet shënojnë rritje mbi 0C. Reshje dëbore priten në vise malore, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë përzierje të shiut me fjolla bore edhe në pjesë të ulëta.