Tuesday, November 12, 2024
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -I SFIDOJ STUHITË

Zymer H. Haliti -I SFIDOJ STUHITË

Sa e sa erëra fortunë
gjatë jetës prita unë
si një lis që s’lakohet
para stuhive s’dorézohet.

Dhe ndrrojnë motet
padashje rrjedhin lotét
si gjethet kur zverdhën
vjen çasti kur tretën…

Mund të thahen degët
ashtu si ikin dhe vjetët
por lisi dhe unë jetojmë
edhe acaret i sfidojmë.

Do të bie një ditë dhe borë
do ngrijë akulli si kurorë
por jeta vazhdon përpara
nëpër diell e shtrëngata.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT