Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritAvni Neziri -KRAHUT TIM

Avni Neziri -KRAHUT TIM

Mbeta gojë hapur e trup stepun
më lanë krahët e tu të vetëm
këtë herë shpresa më zhgënjeu,
e m’la nën këmbë pa fije dheu


m‘u duk se u fik edhe dielli
e tëra më erdhi si prej qielli
të dua o zemër çë flakon në vehte
t’shijojmë bashk ato ngjyra jete


sillem si terzia pa asnji pe
bredhë çthurun si kalë i pa fre
ngrohtësia yte çë mba në vete
janë shpresë, forcë e frymë jete


valë ngjyrash nëpër zemër
pikturë n’shpiert thërret yt emër
ndryshe nuk më flet zemra dot
Të dua e do të dua, jetë e mot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT