Me qytetin tim jam pothuajse moshatar
Sëbashku shtatin e hodhëm ndër vite,
Ai në gjirin e tij më rriti si djal
Dhe unë e desha si dritën e syve.
Sot të dy shumë kemi ndryshuar
Ai trupin ka pothuaj të harrakatur,
Ndërsa unë jam munduar ti ruaj
Emrin e bukur që në vite ka mbajtur.
Tash njerëzit nuk i njoh të gjith me emra
Shokë fëmijërie më kanë ngelur pak,
Shpërndarë janë ata në vise të tjera
Mbase përtej detesh e oqeane larg.
Unë e dua pafund qytetin ku u rrita
Gjithshka që mbart ai këtu ka vlera.
Më pëlqen kur shoh njerëz që anojnë nga dija
Më ther në zemër kur thonë jemi skiftera.