Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-KUR SHPIRTI QAN

Lida Bashllari-KUR SHPIRTI QAN

Kur shpirti qan në heshtje
Qan ashtu pa zë.
Trembet çdo buzëqeshje
Fshihet s’ka asgjë.


Mes lotëve që rrjedhin
Hidhur, shtruar ,qetë.
Kërkon gjithçka të kesh
Ç’kërkon s’e di as vetë.


Lodhesh por nuk ndalesh
Trishtin me këmbë shkel.
Mendon se do ja dalësh
Përherë,se ti ja del.


Ka gjithmonë arsye
Të mos e ulësh kokën.
Dhe nëse do të duhet
Të haesh me gjithë botën.


Mendo nuk je e vetme
Krenare sot përballu.
Frigohu ndaj të mirës
Ndaj të keqes ndalu.


Fshi lotët e dhimbjes
Dhe qetësoje veten.
Mërzitja është e tepërt
Ta vuash për gjithë jetën…!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT