Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -VJESHTA

Murtez Asllani -VJESHTA

Ditët me diell ikën
erdhi vjeshta me shi dhe erë,
kudo gjethet grumbullohen
te secila derë.

Fryen erë e ftohtë
dhe shiu nuk pushon,
bujku mbledh frutat
fare nuk përton.

E artë është vjeshta
me mollë e dardhë
i hanë të gjithë
me faqe të bardhë!

Gjethet e drunjve
ngjyrën kanë ndryshuar
bien shumë n’tokë
vendin kanë mbular.

Lejleku e dallëndyshja
tash më janë larguar,
në vende të ngrohta
ato kanë shkuar.

Qielli plotë re
dhe dielli është fshehur,
barin në livadhe
vjeshta e ka krehur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT