Ti mund të ikësh kur të duash prej meje
Ikjen mund ta bësh edhe sot
Por ke lënë zemrën peng tek unë
E njeriu pa zemrën s’jeton dot.
Ti mund të mbyllësh çdo shteg drejt meje
Të ngresh e lartësosh mure gri
Por sytë e mi pas do t’i ndjesh
Siç ndjen çdo trup hijen e tij.
Sa herë në heshtje e ke provuar
Të shkosh larg meje pa rikthim
Pa shkuar ora je penduar
Sërish ke hyrë në gjoksin tim.
Ti mund të ikesh kur të duash
Unë zorin se njoh e mëri s’mbaj
Por mallin tim kurrë s’mund ta shuash
Me mallin ngrohem, kujtimet bëj zjarr.