Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-NJË DITË

Xhemkadri Kastrati-NJË DITË

Ishte një ditë vere, takova gëzimin
E përqafova dhe fort e shtrëngova
Fill pas këtij m’erdhi dhe hidhërimi
Njërin edhe tjetrin i barazpeshova!


Kur takova të parin, fort u gëzova
Sepse m’erdh pa pritur, se besova
Por që pa pritur vjen dhe hidhërimi
Këtë se kam ditur, sapo e mësova!


N’atë moment të dy ranë n’konflikt
Në mes vedi veç sa s’janë bërë top
Fjalosje verbale po nuk bënë delikt
Njëri merrte turr, tjetri bënte “hop”!


Shkurt është jeta, një rrugëtim tranzit
Sa kur hyn në derë dhe del në dritare
Përkundër kësaj puno, mos rri parazit
Po shpirtin ruaje, mos e shit për pare!


O njerëz të mirë, t’i flisni pak kokës
Buzëqeshni jetës sa jeni shëndosh
Nesër do t’jemi ca krimba të tokës
Gjithë çka patëm do hudhën në kosh!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT