Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritLumturije Fortuzi-ÇDO FILLIM ME FUND MBARON

Lumturije Fortuzi-ÇDO FILLIM ME FUND MBARON

Eja plak ,ec pak e nga pak,
ec e mos ndalo,
javët e muajt janë nga fundi
cdo minut shijo.


Çdo minut shijoje mirë
se fundi është i vështirë,
nuk i dihet kur të vjen,
si një shkarpë,uji kur rrëmben.


Mos e kthe kokën nga prapa,
shiko drejt e veç përpara,
se nga pas është vetë jeta,
gënjehesh lehtë ,shpreson te vetja.


Mos shpreso ,e kotë kjo,
çdo fillim me fund mbaron,
çdo gjë vyshket e vdes,
po për filizat e rinj gëzon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT