Monday, December 23, 2024
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia-TI JE ËNDËRR!

Natasha Ilia-TI JE ËNDËRR!

Vajzë mu bëre në ëndërr
Me shkëlqim si rreze dielli
Sa smë ra infrakt në zemër..
Kur të pashë sytë ngjyrë qielli..


Si hëna pesëmbëdhjetë..
Më ndriçove natën e errët ..
Mes ëndrrash përpëlitur..
Pas trupit më ishe ngjitur…


Shkëlqeje si kometa…
Hënëz flokë argjenda..
Mes gjinjve të tua a fjeta..??
Gënjeshtër ish a e vërteta….


Ti je ëndërr e pakapshme…
Në skutat e shpirtit bredh..
Je hyjnore shtojzovalle..
Veç ëndërrave vështrim më hedh..!??

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT