Sunday, November 24, 2024
BallinaVitrina e libritShefik Arifi-VJESHTË

Shefik Arifi-VJESHTË

Do dhe pak
Që kjo stinë t’i lerë vëndin stinës tjetër.


Nga degët e një molle,
Ranë dhe gjethet e fundit.


Degët e mollës hodhën gjethet në një shesh,
Në degët e mollës, mbetën vetëm buzëqeshjet si kundrapeshë.


NUK TRISHTOHEM
Nuk trishtohem, jo, asnjë grimë
Tani që po ikën vjeshta
Se ikën vërtetë një stinë
Po jo vargjet në vjersha.


Dhe pse ngado që kthehem
E i ftohti s’më zbeh vështrimin
Si poet, më s’do të ndjehem
Po s’bëra vjersha dhe për dimrin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT