Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritShire Dhima-Poezia ime.

Shire Dhima-Poezia ime.

Poezia ime ,sa shumë ke gjezdisur
Ku ke prekur dhimbje ,ti ke derdhur lot
Sa rrugë të ngrira,akull ke gremisur
Gjithë detin e kohës,e ke çarë me not.


Poezia ime ,vargje dalë nga shpirti
Qëndisur me ndjenje,aromë melodie
Një lirike e ëmbël ,mbi vargje rrëshqiti
Ndonjë metaforë,nga degët nuk bie .


Poezia ime , shumë ke fluturuar
Sa herë si dragua ,je futur mes resh
Me vargun në ballë,me yjetn në duar
Kaltërsinë e qiellit ,ke zbritur mes nesh.


Poezia ime ,varg ke dashurinë
Ke përshkuar trupin,ke parë çdo qeliz
Në çdo vënë gjaku ,dashuri vetëtin
Me ndjenjat gjezdisur, për shpirtin puhiz.


Poezia ime,mallin pirë me got
Vargu zjen I tëri ,si ujë I valuar
Për nënë dhe për babë,kërkojme nëpër botë
Vetëm nëpër ëndërra , vijnë për t’na takuar.


Poezija ime ,sa mjegulla takuar
I ngacmon ndër fijesh, të krijoj hendek
Nëpër mjegulltirë,sa zëra pa duar
Dikush i ha mjegulla ,dikush pret dyfek.


Për botën e ndezur,skuqet poezia
Dhe rrezet me lot ,s’mund ta përshkojnë dot
Për babëzin e madhe,vritet pafajsia
Mo’s hesht moj botë,vepro shpejt ti sot

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT