Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-KËNGA E TË URITURVE

Valbona Kolaveri-KËNGA E TË URITURVE

Buzët e mbrëmjes ,
Janë rrudhur mes ngricash,
E bashkë me to,
Dhe fati i të pafatëve,
Ku tehu i mprehtë
I pangopjes,
Po zbraz pa reshtur barqe


Kenga e të uriturve,
Akoma po këndohet,
Nën harqet e simfonive
Triumfatore të humbjeve,
Dinjiteteve


Kohë pas kohe,
Kjo këngë nuk do të harrohet,
Me gjasë,
Kjo do të zgjasë,
Der në përjetësinë e infiniteve,
Të zhvatësve modernë
Që nuk kanë kurrë të ngopur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT