Monday, July 21, 2025
BallinaVitrina e libritNikolle Loka -Pëlhura e Penelopës

Nikolle Loka -Pëlhura e Penelopës

Labirintheve tirren fije,
shthuren nyje, andrra të paqta,
lkundet koha,
shuhen yje,
ndër lavjerrsa shkundet ora,
para-mbrapa…

Thuret jeta n’fije të mëndafshta…
Nyjet zgjidhen sa i prek dora…
Mbi pëlhura ngjyra t’ajrta,
andrra të gjata t’kohëve t’vona,
andrra t’mëndafshta…

Andrra t’mëndafshta që i thur dita
e i shthur nata!…

Shtrydhi gjinjtë Munella

Shtrydhi gjinjtë Munella
te një gurrë e shterrur,
shtegu i verbër i dhive
njomi gjurmët.
Një tufë ujqërish grinden
prej cmirës e prej etjes,
s’mundën
t’ia thithin gjinjtë.

Ulërijnë ujqërit
pranë grykës së pusit,
ku nuse e dhëndërra
shkojnë mbrëmjeve.
S’po munden ulkonjat
të bëhen të bukura,
s’po munden!…

Sa hape sytë…

Sa hape sytë terri ra,
si të ishte një perde e vjetër,
u zgjua një çast, u dëgjua një zë,
lindi një ag e u zhbë,
dita e re u zbardh për një kohë tjetër.

Në mes të horizonteve gjërë e gjatë,
relievit krijohen dritëhije,
maleve krenare, luginave mbushur me fat,
mëngjesi përjetohet si dhuratë perëndie.

Largohet horizonti nga lindja më përtej
vështrimi zapton më shumë vend,
prek maja malesh lart deri në qiell,
prek horizonte e të përmend.

Po ti ec ngadalë nëpër dhomë,
me shikimin nga ajo hapësirë që rritet,
hija ik, terri kapërcen hon mbi hon,
kërkon një shteg dhe arratiset.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT