Ai ishulli përballë është ishulli im,
Nga dritarja e kuqe dukej si djall i butë bore
Eh, burrat pas nesh desh kurore!
Pasqyron mijëra kuriozitete, që ti i mbledh tek sa puth buzën time
Që vetë lëshon kujtime, duke u përhumbur si mjergulla në luginën e lumit
E duke u zhveshur si lëvozhga muresh të thatë të dalë boje
Oh sa dua që ishulli përballë të bëhet tani, po menjëherë tani edhe yti…
Na çmendi të dyve, i shtrenjti im, na ktheu nê hoje.