Thursday, November 21, 2024
BallinaSportFormacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll...

Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore

Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Dardanët vijnë pas një ndeshje të zhvilluar në Bukuresht (0-0), që nuk iu pa fundi, kjo pasi në kohën shtesë, thirrjet ‘Serbi, Serbi’ bën që lojtarët tanë të lëshojnë fushën.

Lituania në anën tjetër, ka pësuar humbje nga Qipro dhe me zero pikë janë në vendin e fundit.

Franco Foda ka zgjedhur që për këtë ndeshje të startojë me Arijanet Muric në portë. Krahët e mbrojtjes nuk kanë ndryshuar, me Florent Hadërgjonajn dhe Mërgim Vojvodën. Në qendër janë vendosur Ilir Berisha dhe Fidan Aliti.

Në mesfushë janë katër, me Valon Berishën dhe Elvis Rexhbeçajn në qendër, ndërsa Edon Zhegrova dhe Muharrem Jashari janë në krahë.

Sulmi i është besuar dyshes, Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani.

Kosovë: Muric, Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda, Zhegrova, Berisha, Rexhbeçaj, Jashari, Rrahmani, Muriqi.

Lituani: Gertmonas, Milaslus, Utkus, Girdvainis, Sirvys, Slivka, Gineitis, Vorobjovas, Lasickas, Cernych, Paulauskas.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT